KreuCelebrity

Loja e Naimit në varrimin e Liridonës, si iu vërsul mediave: Dyshimet e vrasjes, 20 milionë euro nga sigurimet?!

 

Loja e Naimit në varrimin e Liridonës, si iu vërsul mediave:

Mes dhimbjes dhe lotëve, Liridona Ademajt iu dha lamtumira e fundit nga familjarët e saj. Por ironia e madhe ishte që në mesin e personave që vajtonin mbi arkëmortin e gruas së re të vrarë në sy të fëmijëve gjoja gjatë një grabitjeje, ishte dhe bashkëshorti, Naim Murseli, i cili rezultoi më vonë të ketë qenë porositësi i vrasjes së saj. Naimi e con lojën e tij deri aty sa të shfaqet dhe shumë i indinjuar me praninë e mediave në varrimin e bashkëshortes, ndërsa iu vërsul dhe gazetarëve e ndërhyri hoxha për të qetësuar situatën.

https://www.facebook.com/watch/?v=734480908040704

Një nga pistat e para që po qarkullon për vrasjen e 30 vjecares është një sigurim jete, që i shoqi i kishte paguar viktimës në Suedi. Media “Indeksonline” raporton se sigurimi që Naim Murseli i kishte paguar Liridonës në një kompani të fuqishme suedeze, bënte të mundur që në rast të ndonjë fatkeqësie apo tragjedie me pasojë vdekjen, firma të mbulonte shpenzime deri në 20 milionë euro.

Loja e Naimit në varrimin e Liridonës, si iu vërsul mediave:

Mendohet se Naimi ka qenë në dijeni  të shumës së dëmshpërblimit të garantuar nga sigurimet dhe po verifikohet për t`u parë nëse ky është një nga motivet që mund te kete cuar ne të gjithë organizimin e vrasjes makabër të gruas së tij.

Loja e Naimit në varrimin e Liridonës, si iu vërsul mediave:

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF