KreuCelebrity

Fifi e “bën prapë”, shpërthen ndaj jurisë: “Vetëm mua më shikoni me lupë”!

 

Fifi e “bën prapë”, shpërthen ndaj jurisë:

Fifi shpreh sërish pakënaqësi me jurinë e  “DWTS”. Ajo dhe Graciano performuan një paso-doble mbrëmjen e djeshme, dhe këngëtarja duket kishte pritshmëri të larta për vlerësimin që duhet të merrte.

Fifi e “bën prapë”, shpërthen ndaj jurisë:

Por ndonjëherë, sa më të larta të jenë prtishmëritë, aq më i madh është edhe zhgënjimi kur nuk arrin që do. Pavarësisht se Fifi sic tha kishte punuar shumë, komenti i Lorit ishte se energjinë e saj të kërcimit e ndjeu vetëm në fund të performancës dhe jo që në nisje.

Valbona tha se Fifi ka shumë pak gjëra për të rregulluar dhe pjesën tjetër e ka shkëlqyeshëm, ndërsa Olta komentoi duke pohuar se Fifi ia mori të gjithë vëmendjen. Por në vlerësimet e jurisë të gjithë votuan me 9 pikë, e kur Graciano kërkon një arsye se pse jo 10, por i ndërpritet fjala.

Fifi reagoi duke nënkuptuar se juria nuk po tregohej e drejtë dhe e paanshme me të. “ A mund ta di se përse vetëm mua këtu më shikohet me lupë çdo jap dhe lëvizje që unë bëj? Ndërsa për të tjerët jo, “ – u shpreh këngëtarja. “ Të gjithë konkurrentët mendojnë të njëjtën gjë për veten e tyre, sikur shikojmë vetëm një. Ne duam tu themi edhe detajet më të vogla që të përmirësoheni”,- tha Olta.

https://youtu.be/gdQpaztNk30

 

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF