KreuCelebrity

FOTO/ Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku marrin bekimin nga Papa Françesku!

FOTO/ Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku marrin bekimin nga Papa Françesku!

Rudina Dembacaj së fundmi me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram, ka treguar se ajo, bashkëshorti i saj, Mark Frroku, dhe familja e tyre kanë marrë bekimin Apostolik nga Papa Françesku.

“Shenjtëria e tij Françesku i jep bekimin e tij të përzemërt Apostolik Mark Frrokut dhe familjes së tij”, shkruhej në postimin e aktores.

FOTO/ Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku marrin bekimin nga Papa Françesku!

Aktorja prej kohësh është e martuar me Mark Frrokun dhe gjatë kësaj kohe ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë, jo vetëm me partnerin e saj por edhe me fëmijët e tij. Në një intervistë të dhënë pak muaj më parë, teksa u pyet se ‘për çfarë do ta sakrifikonte dashurinë e saj’, aktorja u shpreh se do të heqë dorë nga ajo vetëm nëse kjo është më e mira për fëmijët e saj.

 “Vetëm për fëmijët. Nëse është më e mira e fëmijëve që të heq dorë nga dashuria do e bëja. Për asgjë tjetër. Madje një herë që u zura unë me Markun më tha njëra nga gocat që po u ndave ti me babin ne do të vijmë me ty”, tha Rudina.

Gjatë po së njëjtës intervistë, aktorja ka treguar se bashkëshorti i saj, Mark Frroku nuk është xheloz për të pasi ka besim te vetja. “Marku nuk e shfaq xhelozinë. Mesa duket ka shumë besim te vetja dhe bravo i qoftë. Të them të drejtën nuk ka treguar ndonjëherë kështu dobësish”, tregoi ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF