KreuCelebrity

“Dorëzohet” beqari i madh? Di Caprio zyrtarizon lidhjen me modelen italiane?

 

“Dorëzohet” beqari i madh? Di Caprio zyrtarizon lidhjen me

Leonardo di Caprio thuhet se ndahet nga të dashurat e tij kur ato mbushin 25 vjec. Shtatorin e vitit të kaluar, ai u nda me Camila Morrone pas afro pesë vitesh lidhjeje. Ndarja bëri bujë pasi erdhi sapo modelja kishte bërë 25 vjeç. Aktori hollivudian njihet për romancat me vajza më të reja në moshë dhe kryesisht për ndarjet, që çuditërisht, përfundojnë kur ata arrijnë 25 vjeç.

“Dorëzohet” beqari i madh? Di Caprio zyrtarizon lidhjen me

Grupi i të dashurave të famshme të aktorit përfshijnë modele si Gisele Bündchen, Bar Refaeli, aktoren Blake Lively dhe Nina Agdal, shumë prej të cilave ai u nda kur ose para se të mbushnin 25 vjeç. Duket si një “rregull i pashkruar’ nga aktori, për të cilin nuk kanë munguar batutat në internet.

Por ylli hollivudian këtë radhë duket po e shkel rregullin e tij. Ai prej prej muajsh ka nisur një marrëdhënie të re dashurie me modelen italiane, Vittoria Ceretti, e cila është pikërisht 25 vjec.

“Dorëzohet” beqari i madh? Di Caprio zyrtarizon lidhjen me

Së fundmi dyshja u shfaqën në krah të njëri-tjetrit, Ditën e Falenderimeve në Londër dhe shoqëroheshin edhe nga familjarët e modeles. Thuhet se modelja mund t’ua ketë prezantuar prindërve Leo-n dhe ndoshta mund të bëhet fjalë edhe për një fejesë së shpejti.

“Dorëzohet” beqari i madh? Di Caprio zyrtarizon lidhjen me

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF