Kishte kohë pa qenë aktive në rrjetet sociale, e në media po ashtu nuk kishte dalë. Por ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana Kauri, së fundi ka treguar të gjitha të pathënat dhe pikëpyetjet e publikut në një intervistë në “Ftesë në 5”.
Ajo rrëfeu se merr shumë komente për ndryshimin në pamjen e saj. Ana e ka pohuar publikisht që ka bërë ndërhyrje në buzë dhe ka marrë komente shumë negative për këtë, e thotë se teksa shikohej në ekran nuk i pëlqente vetja, pasi nuk dukej aq mirë sa në realitet.
Ana: Kam marrë shumë komente të tipit që Ana pse i ke bërë sepse ke qenë më mirë më parë. Tani unë i kam shkrirë dhe s’kam më ndërhyrje, ndërsa në fytyrë kam bërë gjëra shumë të vogla, rregullime që nuk bëjnë diferencë të madhe. Buzët i shkriva pasi shikoja veten në ekran dhe nuk dukesha aq mirë sa përballë, kuptova që ekrani i do pak më pak, thashë me vete po bie dakord me publikun dhe po i shkrij.



















