Pas suksesit të Barbie, ka pasur shumë kuriozitet për një vazhdim të mundshëm të filmit. Në një intervistë të re, Robbie duket se ka hedhur poshtë çdo mundësi për një vazhdim të filmit të drejtuar nga Greta Gerwig.
“Mendoj se i dhamë të gjitha në atë film. Ne nuk e ndërtuam atë për të qenë një trilogji apo diçka tjetër”, tha Robbie për Associated Press. “Greta vendosi gjithçka në këtë film, kështu që nuk mund ta imagjinoj se çfarë do të ishte më pas.”
-
Arbana si rrallëherë ndan një foto të vajzës!
27 Nëntor, 10:20
Barbie fitoi mbi 1.4 miliardë dollarë dhe Robbie u shpreh se sipas saj filmat orgjinalë kanë sukses. "Nuk duhet të jetë një vazhdim" vazhdoi Robbie. “Mund të jetë krejtësisht origjinal. Mund të jetë diçka e madhe, duke patur buxhetin e madh për ta bërë diçka të tillë”.
“Pra, është vërtet e rëndësishme që Barbie doli mirë, kështu që njerëzit mund të kenë në të ardhmen ide të mëdha origjinale dhe t'u jepet buxheti për t'i ekzekutuar ato siç duhet".
Gerëig është pyetur më parë për një vazhdim të mundshëm të 'Barbie', në një intervistë me The Neë York Times, në të cilën ajo tha, “Në këtë moment, kam gjithçka. Ndihem kështu në fund të çdo filmi, sikur nuk do të kem kurrë një ide tjetër dhe gjithçka që kam dashur të bëj, e bëra”.



















