Ermal Fejzullahu i ftuar në një intervistë për “S’e Luan Topi” si shok i Ledri Vulës ai nuk i ka shpëtuar pyetjes nëse Ledri dhe Sara Hoxha janë ndarë apo jo.
Ermali zgjodhi të përgjigjet duke mos thënë diçka konkrete. Si shok i Ledrit ai tha se në çdo rast mban anën e tij, ndonëse ndarjen nuk ia uron askujt.
“Unë e kam shok Ledrin. Do të mbaj anën e tij sido që të jetë. Gruaja ime e ka shoqe Sarën, ajo ia mban krahun Sarës.
Unë uroj që të mos ndahet askush. Sidomos ata që kanë fëmijë. Për gjëra të vogla nuk është mirë t’i japësh fund një lidhjeje, një martese. Kështu që sido që të jetë nëse janë ndarë uroj të bëhen bashkë,”-tha artisti.



















