KreuCelebrity

Bebe “me porosi”: Paris Hilton nënë për herë të dytë, vajzës i vënë emrin e zgjedhur dhe nga personazhi shqiptar!

 

Bebe “me porosi”: Paris Hilton nënë për herë

Përpara pak dekadash mund të dukej e paimagjinueshme, por sot është bërë një realitet gjithmonë e më i prekshëm: bebet me nënë bartëse, e madje edhe zgjedhja e gjinisë së dytë! Trashëgimtarja e pasur, Paris Hilton, njoftoi se është bërë në këtë mënyrë nënë për herë të dytë.

Bebe “me porosi”: Paris Hilton nënë për herë

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në Instagram, ku zbuloi se vajza e saj quhet London. “Jam falënderuese për bebushen time London. Jam shumë mirënjohëse për këtë jetë të bukur. Ky vit ka sjellë kaq shumë bekime, më e pabesueshme është të bëhesh nënë. Jam vërtet shumë mirënjohëse që jam e rrethuar nga një familje kaq e mrekullueshme, miq mbështetës dhe një bashkëshort i dashur. Edhe shumë vite të tjera dashurie dhe falënderimesh!”- ka shkruar ajo.

Bebe “me porosi”: Paris Hilton nënë për herë

London quhet dhe njëri nga djemtë e Ledion Licos dhe Sara Hoxhës.

Bebe “me porosi”: Paris Hilton nënë për herë

Kjo nuk është hera e parë që Hilton dhe bashkëshorti i saj e mbajtën sekrete lindjen e vajzës së tyre, pasi të njëjtën gjë bënë edhe për ardhjen në jetë të djalin Phoenix, edhe ai me nënë bartëse.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF