Këngëtari i njohur Enrique Iglesias është duke u përgatitur për atë që do të jetë albumi i tij i fundit. Më herët ka thënë se planifikon të ndalojë regjistrimin e muzikës kur të arrijë albumin e tij të 11-të.
Në një deklaratë për “Today”, puna e tij e re do të publikohet në shkurt. “Është përfunduar. Ai do të dalë në shkurt. Është plotësisht gati. Gjithçka që dua të bëj është të xhiroj një ose dy video përpara pjesës së dytë të turneut”, tha Inglesias.
“Kam shumë vite që punoj në këtë album. Dhe për mua është ajo që thashë, do të jetë albumi im i fundit. Jo, nuk do të bëj më”, shtoi ai më pas.
Enrique vazhdoi, duke thënë: “Unë kam punuar në këtë album për shumë vite. Dhe për mua ishte gjithmonë siç thashë, albumi im i fundit… ky është ai. Nuk mendoj, jo, e di, nuk do të bëj më albume”.