KreuCelebrity

Dua Lipa, mahnitëse në Tokio me veshje tradicionale japoneze!

Dua Lipa dukej mahnitëse në një veshje tradicionale japoneze gjatë vizitës së saj në Tokio. Këngëtarja 28-vjeçare u perpoq të përfshihej ne kulturën lokale ndërsa mori pjesë në një ceremoni tradicionale japoneze të servirjes se çajit, shkruan DailyMail.

Dua Lipa, mahnitëse në Tokio me veshje tradicionale japoneze!

Artistja u sigurua të vishej në mënyrë të përshtatshme për aktivitetin, duke mbajtur një kimono të mrekullueshme të bardhë me printe të kuqe dhe të gjelbra me lule. Kimonoja gjithashtu përfshinte një brez të kuq dhe të artë në mes, e per ta zbukuruar edhe me tej kombinimin, Dua vendosi gjithashtu një lule të verdhë në flokët e saj.

Dua Lipa, mahnitëse në Tokio me veshje tradicionale japoneze!

Ceremonia e çajit është një traditë e lashtë që përfshin përgatitjen e çajit jeshil ne Japoni, e zakonisht bëhet në një dhomë çaji. “Fillova udhëtimin tim në Tokio me ftesën më të ëmbël për një ceremoni tradicionale të çajit, jam kaq e lumtur që jam këtu”, ka shkruar ajo ne rrjetet sociale.

Dua Lipa, mahnitëse në Tokio me veshje tradicionale japoneze!

Këngëtarja e hitit “Levitating” së fundmi zbuloi planet për albumin e saj të ardhshëm me motive “personale” që flet për takimet dhe zbulimin nëse një dashuri është “reale apo jo”.

Dua Lipa, mahnitëse në Tokio me veshje tradicionale japoneze!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF