Po qarkullon në rrjet lajmi se është zbuluar banori i parë i Big Brother Albania VIP 3. Bëhet fjalë për moderatorin Meriton Mjekiqi, i cili së fundi ka qenë i ftuar në emisionin “E diell” në rubrikën “Mos i bjer me top”, ku ka zbuluar detaje të reja si nga jeta personale ashtu edhe nga ajo private.
Kur u pyet për pjesëmarrjen në programin tejet popullor, Meritoni nuk mohoi asgjë. “Mbetet të shihet”, tha ai me një buzëqeshje në fytyrë, duke shtuar akoma më shumë dyshimet e publikut se do të jetë konkurent i këtij reality show.
Ende nuk është sqaruar ndërkohë se cili do të jetë prezantuese i spektaklit. U tha se Arbana Osmani i kishte ndërprerë ‘negociatat’ për shkak të një ‘ngërçi’ me administratorët e televizionit, që mendohet se ka lidhje me kompesimin financiar dhe se vendin e saj këtë vit do ta zinte Ledion Liço i angazhuar së fundmi si producent në “Top Channel”. Liço është përgatitur për rikthimin në ekran, kjo edhe falë projekteve të fundit si “A live night” apo filmi “Në kuadër të dashurisë”. Përpos kësaj, Ledioni ka prezantuar më parë sezonin e tetë të “Big Brother”.
Arbana vetë megjithatë postoi foto nga ambjentet e Top Channel si për të treguar se gjërat vazhdojnë si normalisht.