Pas katër vitesh mungese në Shqipëri, Elton Ilirjani u rikthye në vendlindjen e tij, Tepelenë, e ashtu sic e do rasti, biznesmeni që e deklaron veten “pa gjini”, realizoi nje set fotosh, të cilat ka dashur t`i ndajë me ndjekësit e tij të shumtë.
I veshur me një jelek të kuq që kombinohej mjaft bukur me ngjyrën e flokëve dhe një fund të bardhë me pala, i cili sjell ndërmend fustanellën e famshmë shqiptare, pamja e tij kontrastonte këndshëm me sfondin ku shkriheshin elementët e gurtë të ndërtuar nga dora e njeriut dhe ngjyrat e ngrohta të gjelbra të natyrës. Dy krahë të zinj në shpinë e vishnin me një lloj misticizmi dhe kompletonin look-in e biznesmenit, që rikrijonte kështu në mënyrë të stilizuar simbolin tonë kombëtar, shqiponjën, duke ndërthurur aty tradicionalen me modernen.
Shqiponja ishte frymëzimi edhe i veshjes tjetër me të cilën u shfaq në një sfilatë të mbajtur gjatë një eventi televiziv, elementët e të cilës ishin akoma edhe më të guximshëm, duke elektrizuar ambjentin.
Veshjet e tij u realizuan nga Lilo fashion designer.
https://www.instagram.com/reel/Cz16tnDIZjk/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==