KreuCelebrity

Jennifer Lopez sapo na dha një ide (pak të guximshme) veshjeje për festa!

Jennifer Lopez sapo na dha një ide (pak të guximshme) veshjeje

Jennifer Lopez shkëlqeu në turneun Eastern Congo Initiative Poker and Blackjack në Las Vegas ku mbështeti bashkëshortin e saj, Ben Affleck. Ylli i hitit On The Floor, kishte veshur një fustan të zi të carë që i ekspozonte një pjesë të kraharorit dhe njërën këmbë, njëtrajtshmëria e të cilit thyhej bukur nga rripa në ngjyrë argjendi.  

Jennifer Lopez sapo na dha një ide (pak të guximshme) veshjeje

54 vjeçarja e kishte kompletuar look-un me një palë vëthë të gjatë të së njëjtës ngjyrë, një cantë dore të zezë me temina dhe sandale të larta platformë, po të zeza.  

Jennifer Lopez sapo na dha një ide (pak të guximshme) veshjeje

Flokët e lëshuar, të derdhur mbi supe e bënin të gjithë pamjen e saj të dukej elegante pa shumë sforcim.  

Jennifer Lopez sapo na dha një ide (pak të guximshme) veshjeje

Jennifer preferoi po kështu ta rëndonte pak dorën me grimin, por jo më shumë se c`duhet, teksa make up-i i saj në ngjyra bronxi i jepte një pamje rrëzëllitëse.  

Jennifer Lopez sapo na dha një ide (pak të guximshme) veshjeje

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF