KreuCelebrity

Endi Demneri, një shqiponjë moderne në “Miss Universe”!

Endi Demneri, një shqiponjë moderne në “Miss

Bukuroshja shqiptare Endi Demneri po përfaqëson Shqipërinë në edicionin e 72-të të “Miss Universe”, pasi u kurorëzua si më e bukura e Shqipërisë.

Endi Demneri, një shqiponjë moderne në “Miss

Konkursi prestigjioz ndërkombëtar mbahet këtë vit në El Salvador, më 18 nëntor 2023, dhe pjesë e tij janë më shumë se 90 përfaqësuese nga vende të ndryshme.

Këtë të enjte u mbajt gjysmëfinalja dhe vajzat konkurruese kanë bërë shfaqje me veshje të veçanta, për të përfaqësuar sa më denjësisht vendin e tyre, dhe në mes tyre spikati sigurisht e bukura e Shqipërisë, Endi Demneri, e cila shkëlqeu me veshjen e realizuar nga stilistja e mirënjohur Enada At’Nikolla.

Endi Demneri, një shqiponjë moderne në “Miss

E çfarë më mirë se një veshje me krahë shqiponje do të përfaqësonte vendin tonë? Veshja e realizuar me kujdes dhe profesionalizëm, bëri që Endi, një shqiponjë moderne, të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve.

Endi Demneri, një shqiponjë moderne në “Miss

“Mahnitëse ✨Kështu e përfaqësoi vendin e saj delegatja shqiptare @endidemneri: Shqiponja është simbol i fisnikërisë shqiptare dhe ngjyra e saj e artë përfaqëson begatinë dhe bukurinë e kombit të saj”, ka shkuar faqja zyrtare e “Miss Universe, fjalë të bukura këto dhe tejet motivuese për Endin, stafin bashkëpunues dhe të gjithë ne.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Miss Universo El Salvador (@missuniversosv)

Kujtojmë që bukuroshja shqiptare ka qenë e përzgjedhura jonë për një nga kopertinat e revistës “Bordo”.

Endi Demneri, një shqiponjë moderne në “Miss

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF