Ronela Hajati vazhdon të mbetet mjaft aktive e ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Këngëtarja i është përkushtuar me “kohë të plotë” punës dhe karrierës.
Ajo e ka bërë të qartë se disa prej projekteve muzikore janë gati dhe albumi i saj thuajse ka përfunduar dhe duket se do të publikohet shumë shpejt, e në çdo klip mundohet të sjellë risi edhe në ‘look-un’ e saj.
Por këtë radhë, e ka marrë vëmendjen më shumë se kurdoherë tjetër. Me flokët e shkurtra në ngjyrë platini, me një veshje shumë sportive dhe me një armë në brez, këngëtarja ka befasuar ndjekësit. “JETA KRIMINALE” është kënga e parë që do të publikohet nga albumi “Bardh e zi” në fund të nëntorit.
https://www.instagram.com/p/Czq0qPco7jY/?utm_source=ig_web_copy_link