Pas ndarjes nga Pique, jeta e Shakirës ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike. Së fundmi në një intervistë për revistën “Hola”, Shakira foli për jetën e saj të re në Miami.
“Në Spanjë, fëmijët nuk mund të shkonin në shkollë të qetë dhe situata që jetonim me mediat, ku ata u ndoqën deri në derën e shkollës së tyre, nuk ishte e durueshme”, u shpreh ajo, teksa më tej shtoi,
-
Tristan Thompson flet për tradhtitë ndaj Khloe Kardashian!
17 Nëntor, 10:04
“Unë i jam përkushtuar rritjes së fëmijëve. Nuk i kam parë kurrë fëmijët e mi kaq të lumtur. Ata shkojnë në aktivitetet e tyre jashtëshkollore, pa i ndjekur askush, jo si në Barcelonë, ku kishim paparacët në derë çdo ditë. Ata tani bëjnë një jetë të lirë dhe normale si dy fëmijë të zakonshëm, jo si fëmijë të famshëm”.
Pak ditë më parë dhe Gerard Pique theu heshtjen dhe komentoi gjithë situatën me ish-partneren e tij. "Njerëzit nuk e dinë dhjetë për qind të asaj që ka ndodhur në të vërtetë”, tha Pique për ndarjen e tyre dhe pohoi se "ata bazohen në informacione që në pjesën më të madhe nuk janë reale". “Nëse do t’i kisha dhënë rëndësi gjithçkaje që thuhet për mua, do të mbyllesha në banesën time ose do të isha hedhur nga kati i gjashtë. E vetmja mënyrë për të dalë nga e gjithë kjo gjallë është thjesht të injorosh gjithçka”, tha ai.