Krist Aliaj ka dhënë së fundmi një intervistë për kanalin në YouTube të “Bordo”, ku ka zbuluar më shumë detaje rreth jetës së tij personale dhe profesionale.
Teksa u pyet nëse një bebe do të ishte një dhuratë e bukur në jetën e tij, Kristi tha se absolutisht, por për momentin do të ishte shumë e vështirë.
-
SONDAZH/ Sipas jush, BBV e prezanton, Arbana, Ledioni apo Bora?
16 Nëntor, 11:26
“Një bebe.. tani akoma. Tani nuk do të dija çfarë të bëja me atë beben, si ta kapja.. nuk do dija fare. Po dhuratë e bukur është absolutisht, por tani për tani do ishte shumë e vështirë”.
Intervista e plotë:
Përshkruaje Kristin me një fjalë?
Kaq e vështirë të përshkruash veten me një fjalë. Në fakt do shumë aftësi të thuash jam ‘këtë' dhe tani për tani nuk e kam. Teksa gjej për shembull fjalën guxim them jo dhe kaq, shkoj te një fjalë tjetër. Kërkues, kur shkoj te kërkues për shembull, them jo dhe kaq se ka dhe një gjë tjetër që mund të shkojë më mirë. Kështu që unë jam gjithmonë në beteja me vetveten, të gjej një fjalë që më riprezanton më mirë nga të gjithë. Sepse në fundit njerëzit dhe ngjajnë kur flasin për vetveten, kam guxim, jam emocional, jam kështu. Kështu që të gjej atë timen, është shumë e vështirë, do një jetë të tërë besoj që ta gjesh.
Cila është gjeja e fundit që ke kërkuar në Google?
Parfum. Ngaqë kam një obsesion me parfumet e gjërat që kanë lidhje me botën e parfumit. Jam tërë kohës duke kërkuar për këto gjëra.
Si e kaloni në përgjithësi fundjavën?
Do të preferoja ta kaloja me atë, thjesht bashkë. Bëjmë gjëra të thjeshta, por të bukura.
Cila është pija e preferuar?
Rose Limonate.
Cili është tipari që të pëlqen më shumë te pamja jote?
Hunda.
Po më pak?
Hunda (E kam dashuri-urrejtje).
Cila është dhurata më e bukur që mund të merrje për ditëlindje?
Dhurata më e bukur..
Bebe?
Një bebe.. tani akoma. Tani nuk do të dija çfarë të bëja me atë beben, si ta kapja.. nuk do dija fare. Po dhuratë e bukur është absolutisht, por tani për tani do ishte shumë e vështirë.
Kristi do të shohim këtë sezon në ekran?
Do të jem në ekran, por do të kem edhe projektet e mia. Do të bëjmë festivalin e filmit, 48 orësh. Kam një ekspozitë që po vjen. Harroj disa herë që jam artist, ashtu ka filluar çdo gjë.
Kristi, faleminderit!
Shumë faleminderit "Bordo", magazina më e bukur absolutisht.
Ju puth! Ciao.