Familja mbretërore, si shumë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, vendosin lulëkuqe për të përkujtuar ata që vdiqën në Luftën e Parë Botërore. Princesha e Uellsit u pa me tre lulëkuqe në xhaketë teksa qëndronte në një ballkon në Zyrën e Jashtme në Cenotaph, në Whitehall, Londër.
Ndërsa nuk ka asnjë rregull apo kërkesë zyrtare në lidhje me numrin e lulëkuqeve që duhet të vendosen, nuk është e pazakontë të shohësh anëtarë të familjes mbretërore duke veshur lulëkuqe të shumta.
-
Arbana Osmani reagon nga ambientet e Top Channel!
15 Nëntor, 10:46
Një teori është se anëtarët e familjes mbretërore i vendosin për nder të anëtarëve të familjes që luftuan dhe vdiqën në luftëra. Stërgjyshja e Kate kishte tre vëllezër që u vranë në aksion gjatë Luftës së Parë Botërore.
Kate nuk është e vetmja që vendos shumë lulëkuqe, pasi Mbretëresha Elizabeth II është parë shpesh me pesë lulëkuqe për këtë rast të veçantë.



















