Linda Halili është një nga banoret e “Big Brother VIP” Kosova dhe dita-ditës po rrëmben vëmendjen me deklaratat e saj gjatë qëndrimit të saj në këtë ‘reality show’.
Pak ditë më parë ajo akuzoi Bleron duke i thënë se ai kishte dashur ta shoqëronte në dhomën e hotelit për një gotë vere, ndërkohë që ishte i martuar. “Ka ndodhur jashtë shtëpisë, kur kam punuar tek emisioni i Teuta Krasniqit, para 13-vjetëve. Blero më ka çuar te hoteli ku rrija pas xhirimeve që patëm. Burrë i martuar, Blero ka insistuar që të vijë te dhoma e hotelit me mua. E mban mend këtë shumë mirë, ke thënë a mundemi të pimë nga një gotë verë dhe të qëndrojmë aty”, u shpreh Linda.
Ndërkohë se fundmi akuzat e radhës të Linda Halilit janë ndaj Ledrit. Ajo tha reperi i ka shkruar në “Snapchat” për një bashkëpunim, por sipas saj ky është një ngacmim pasi ky rrjet social nuk është për komunikime pune.
Kujtojmë që Ledri Vula ka qenë në qendër të mediave për shkak të aludimeve, nëse është ndarë apo jo nga Sara Hoxha.