Aktori i “King Richard”, Will Smith, 55 vjeç, ka qenë në qendër të vëmendjes në javët e fundit pasi gruaja e tij, Jada Pinkett Smith, zbuloi se çifti ishte i ndarë për shumë vite. Ajo pohoi se nata në “Oscars” ku ai e goditi me shuplakë Chris Rock pasi komediani bëri shaka për Jadan, ishte hera e parë pas shumë vitesh që ai e kishte quajtur "gruan e tij".
Tani Will është detyruar të dalë sërish publikisht për të mohuar fjalet se është kapur ne flagrancë duke kryer marrëdhënie intime me mikun e tij nga “Fresh Prince of Bel-Air”, Duane Martin.
Ylli hollivudian u deturua te reagonte pasi një intervistë ku një person që pretendonte të ishte ish-asistenti personal i Will, Brother Bilaal, u bë virale në TikTok. Në të, Bilaal pretendon se një herë kishte hyrë pa pritur në dhomën e veshjes së yllit të “I, Robot” dhe i kishte gjetur dy ne një "përballje seksuale".
Një zëdhënës për Willit iu përgjigj pretendimeve me një deklaratë për TMZ, duke thënë se historia ishte ‘e pavërtetë’. Duane nga ana tjeter, i cili ka qene i martuar me yllin e “My Wife And Kids”, Tisha Campbell, para se ata të divorcoheshin në 2020, nuk ka reaguar ende publikisht.