KreuCelebrity

Ilda Lumani: Bashkëpunimet e suksesshme janë gjithmonë të vështira!

Ilda Lumani: Bashkëpunimet e suksesshme janë gjithmonë të

Bisedë në televizionin KlanNews me gazetaren Iva Kalemi, për edicionin e ri të “X Factor Albania”, dhe bashkëpunimin me Vera Grabockën dhe Alketa Vejsiun, si dhe ca kuriozitete të tjera!

Ilda Lumani: Bashkëpunimet e suksesshme janë gjithmonë të

Iva: Rikthehet së shpejti në televizionin Klan. Kam kënaqësinë të kem në studio Ilda Lumanin, skenaristja e “X Factor”. Ilda faleminderit, kënaqësi më në fund bashkë, në një studio lajmesh.

Ilda: Mirëmëngjesi, Iva. Faleminderit për ftesën. Kënaqësi sepse kemi 20 vite që punojmë, kemi nisur gazetarinë bashkë dhe ja ku jemi tani në një studio lajmesh…

Iva: Jemi më në fund ballë për ballë. Kemi pasur mundësi përmes Skype, por jo në studio.

Ilda:  “X Factor” më bëri që të vij, kaq herët në fakt.

Iva: E vlerësoj shumë.

Ilda: Nuk është gjë e gabuar të vish në studio, nuk po them këtë gjë, por ritmi i punës sime është ndryshe. Kështu që rasti e donte që të vij për “X Factor” dhe të bënim sefte edhe studion tënde Iva (qesh!).

Ilda Lumani: Bashkëpunimet e suksesshme janë gjithmonë të

Iva: Kënaqësi! Ilda, në fakt shumë interes ka pasur, shumë të rinj kemi parë në televizionin Klan. Audicionet vazhdojnë apo jo? Si po organizohet e gjithë kjo?

Ilda: Po, tani jemi në fazën e dytë, le të themi. Është bërë audicioni paraprak nëpër rrethe, në gjithë Shqipërinë, në Kosovë, në Maqedoni dhe të gjithë prurjet janë testuar nga produksioni, më pas nga vochal coach, ku janë zgjedhur më të mirët dhe tashmë do të dëgjohen nga juria profesioniste. Ka pasur një masivitet, një pjesëmarrje surprizuese, që do të thotë se ka një etje dhe një dëshirë të madhe për ketë format.

Iva: Ajo që është vërejtur në fakt. Në rrjete sociale kudo videot janë bërë virale. A ka një kufi moshe?

Ilda: Jo nuk ka një kufi, sepse është një kategori miks, e cila lejon çfarëdo lloj moshe dhe do të shikoni dhe të moshuar madje. Brezin e tretë që do të jetë pjesë e “X Factor”. Ajo që doja të veçoja në fakt është që janë bërë “X Factor”, që prej edicionit të parë në 2011 dhe ka pasur pjesëmarrje, ka pasur kuriozitet por, nuk mendohej që të kishte këtë lloj dëshire, këtë lloj kërshërie, pas kaq vitesh. Por si duket gjithë kjo hapësirë, gjithë kjo mungesë ‘talent show’ muzikor ndër këto vite, ka bërë që të ketë një kërkesë të madhe për të marrë pjesë, për t’u evidentuar përmes këtij formati.

Iva: Për më tepër që tregu i muzikës është bërë shumë ambicioz vitet e fundit. Talente ka.

Ilda: Talente ka dhe shumë nga talentet janë të sprovuar. Teknologjia ka avancuar dhe të gjithë kanë nga një kanal në YouTube, bëjnë cover-a, e sprovojnë veten. Sigurisht vijnë me një siguri, por e kuptojnë që nuk është mjaftueshëm vetëm ajo mundësi që kanë përmes platformës së YouTube apo dhe rrjeteve sociale. Ata e dinë shumë mirë se “X Factor” është ajo mundësi, që të jep drejtimin e rrugës drejt artit.

Iva: Për më tepër edhe ekrani përmes të cilit ofrohet ky format, është një garanci për të gjithë ata për t’u bërë të famshëm, për t’u dëgjuar.

Ilda: Sigurisht televizioni Klan ka gjithë këtë infrastrukturë dhe gjithë vëmendjen në audiencë, sa çdokush do të dëshironte të ishte pjesë e këtij formati që jepet në ‘Prime time’. Aq me tepër “X Factor”, është një nga produksionet më të rëndësishme të këtij televizioni. Duhet thënë sepse prej vitesh Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu kanë sjellë formate të suksesshme dhe kanë dëshmuar që programet e tyre janë ndër më të parët.

Iva: Jo vetëm në ekran por edhe në YouTube, tashmë rinia i ka përqafuar.

Ilda: Po, sepse është natyrshëm. Nëse më përpara televizioni tradicional të orientonte vetëm për të parë atë çfarë ndodhte, tashmë është edhe një audiencë rinore e shtuar që të ndjek përmes YouTube. Nuk është se audienca shqiptare ka tradhtuar televizionin, sepse ai kontentin e televizionit e sheh, por tanimë e sheh edhe në një mënyrë alternative dhe në këtë mënyrë ti ke të përfshirë të gjithë grupmoshat në këtë ndarje të audiencës, por që bashkohen gjysma në televizion dhe pjesa tjetër në rrjete sociale, dhe në platformat më të rëndësishme jo vetëm muzikore, por të gjithçkaje që ndodh që është YouTube.

Ilda Lumani: Bashkëpunimet e suksesshme janë gjithmonë të

Iva: Ajo që u ka tërhequr shumë vëmendjen, por dhe ju mendoj që e keni bërë pak me kas, është çështja e jurisë. Shumë është diskutuar, janë konfirmuar le të themi emrat kryesorë, apo jo? Mund të quhet një konfirmim zyrtar?

Ilda: Po deri diku, se nuk e di çfarë ju dini. Sepse janë shumë emra dhe juria është shumë pak.

Iva: Ne dimë që Adi Krasta është konfirmuar, Elhaida Dani.

Ilda: Në fakt ne këto ditë kemi audicione, edhe sot madje kemi audicione, të jurisë, të cilat ndjekin këtë protokoll për ta shpjeguar si funksionon: pas audicioneve të produksionit, të gjithë konkurrentët kanë kaluar në një fazë filtri nga vokal coach-ët, që janë 3 artistë shumë të mirë Land Kademi, Kamela Islamaj dhe Egzona Ademi. 3 artistë, të cilët i kanë i kanë përgatitur konkurrentët për të dalë para jurisë.

Iva: Pra është faza përgatitore që bëhet?

Ilda: Në momentin që këta artistë kanë dalë para jurisë, atëherë kemi audicione zyrtare, të cilat po regjistrohen dhe do të transmetohen në televizionin Klan gjatë muajit dhjetor.

Iva: Po një pjesëtar i jurisë do të jetë i ndryshueshëm çdo javë, apo jo? Apo është një informacion i gabuar?

Ilda: Audicionet përgjithësisht kanë një juri të lëvizshme.

Iva: Shumë pikëpyetje ka patur në fakt për Ylli Limanin është shumë i pëlqyer.

Ilda: Po ndoshta, edhe mund të jetë.

Iva: Atëherë ne po e marrim si po.

Ilda: Nuk thashë gjë, ju po e thoni. Për momentin janë të konfirmuar Adi Krasta, Arilena Ara, Elhaida Dani. Është një juri e kompletuar me personazhe shumë të rëndësishëm, sepse Adi Krasta vjen në televizionin Klan në një pozitë, ku më përpara organizonte talent show dhe tashmë me eksperiencën që ka vjen përballë këtyre konkurrentëve. Krasta është një figurë e dashur e publikut shqiptar, dhe besoj do të ketë interes nga audienca, për t’u parë në këtë rol të ri. Arilena Ara është një ndër këngëtaret më të mira dhe është prodhim i drejtpërdrejtë i “X Factor”. Është fituese e “X Factor” dhe ka ndjekur të gjithë udhëtimin dhe ka marrë të gjithë suksesin që ky format të jep. Është shembulli më i mirë për të treguar, se çfarë mund të ofrojë “X Factor”. Është një garanci suksesi.

Elhaida Dani është padyshim një nga këngëtaret më të mira shqiptare, e suksesshme tashmë e njohur në të gjithë Europën. Suksesi i saj në “The Voice Italia” dhe më tej në muzikalin, që bëri me Riccardo Cocciante e çoi mbi 100 vende të botës me Notre Dame de Paris, shfaqja që u dha dhe në Shqipëri. Kështu që janë 3 personazhe të kompletuar, shumë të ndryshëm. Madje dhe kur t’i shikoni në audicione janë komplet ndryshe dhe konkurrentë, në temperament, në sjellje, në mënyrën sesi i shohin, se çfarë kërkojnë, secili ka kërkesa të ndryshme për çdo konkurrent. Secili dëshiron një artist që e ka në mendjen e tij, i cili nuk mund të jetë i njëjtë me shijet e dikujt tjetër. Kështu që dhe kjo “përplasje” mes tyre do të jetë shumë interesante.

Iva: Ilda po si do të funksionojë formula këtë vit?

Ilda: Përgjithësisht “X Factor” është një format që bën 20 vjet dhe ndër këto vite edhe ai vetë ka marrë disa forma përshtatje me realitetin. Këtë vit të përzgjedhurit ndahen sipas kategorive, që do të jenë një kategori për vajzat, një për djemtë dhe një kategori miks. Këto 3 kategori janë risi e re që ka qenë ndryshe nga vitet e kaluara. Është hequr kategoria grup, sepse edhe në “X Factor” nëpër botë është parë që nuk ka funksionuar, sepse janë grupe që krijohen për hir të spektaklit dhe më pas shpërbëhen.

Ilda Lumani: Bashkëpunimet e suksesshme janë gjithmonë të

Iva: Po pas spektaklit, a do të ketë një ‘follow up’, a do të ketë një menaxhim ndoshta nga ana juaj apo më tej pas përfundimit të spektaklit?

Të gjithë këngëtarët ajo që duan është fitorja, por sigurisht që duan të realizojnë këngë. Shumica e këngëtarëve që kanë ardhur sot në audicion, kanë këngë të vetat. Ata janë të përgatitur për ta shfrytëzuar këtë moment, për të prezantuar projektet e tyre. Sa i përket menaxhimit televizioni Klan me festivalin që ka me “Këngën Magjike”, që është një nga festivalet më të rëndësishme në vend është një dritare fantastike për artistët e rinj. Ndër vite “X Factor” ka çuar prurje pa fund dhe këta artistë kanë pasur suksese të mëdha në festivalin “Kënga Magjike”. Festivali Kombëtar nga ana tjetër është një mundësi tjetër. Por nuk është vetëm kjo, është dhe arena ndërkombëtare. Ajo çfarë është interesante, është se këtë vit në “X Factor” ka pafund jo vetëm konkurrentë nga Diaspora, Kosova që janë të pritshme nga vende ku ka shqiptarë, por ka shumë italianë. Italianë, shumë të talentuar sa ne kemi ngelur wow. Ata vijnë këtu sepse e shohin Shqipërinë si një vend që mund të prodhojë dhe artistë ndërkombëtarë. Ata njohin Dua Lipën dhe mendojnë që ky vend nuk është vetëm vendi turizmit, por vendi që prodhon muzikantë që kapërcejnë kufijtë. Ata e njohin shumë mirë fuqinë e “X Factor” dhe e shohin si një mundësi përtej vendit të tyre Italisë dhe Shqipërisë, por si një mundësi për të qenë këngëtarë të famshëm në Europë dhe “X Factor”, duke qenë një format ndërkombëtar ta jep këtë opurtunite.

Ilda: Do doja një pyetje në fakt Ilda, në lidhje me dyshen e suksesshme Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu. Ti ke vite në fakt që bashkëpunon me ato të dyja, edhe përderisa ke një qëndrueshmëri ende dhe po flasim këtu për një spektakël të tyre që ti je pjesë e grupi, si e ke parë këtë bashkëpunim ndër vite? Të lehtë, të vështirë?

Bashkëpunimet e suksesshme janë shumë më të vështira, nuk janë të lehta. Sepse kur punon me dy njerëz që janë shumë profesionistë dhe shumë ambiciozë, patjetër që ka shumë vështirësi për të arritur perfeksionin.

Ilda Lumani: Bashkëpunimet e suksesshme janë gjithmonë të

Iva: Për të arritur atë standard në fakt kërkohet.

Ilda: Patjetër. Kur del ai 2-orarshi në program ti mendon, ‘o sa bukur, sa thjeshtë’. Por për të arritur aty, për të bërë atë punën e gjatë është një rrugë shumë, shumë e vështirë, sepse televizioni sot është kaq i shpejtë, konkurrenca është kaq e vrazhdë dhe të duhet të jesh kaq "in" me çfarë ti ofron. Për shembull, unë do të tregoj që në pranverë ne po mendonim të bënim me patjetër një talent show sepse publiku, koha, kërkonte të kishim një talent shoq. Ishte një opsion dhe për të bërë “Amici”, por në këtë diskutim për të bërë “Amici” apo “X Factor” fitoi “X Factor”. Duke qenë se u ndje ky interesi për këngëtarët, që në momentin që filloi të lëvizte kjo "thashethemnaja". Dhe ti ndjek dhe trendin. Në këtë diskutim ti heq dorë nga një gjë, për të bërë një gjë tjetër, dhe sigurisht që kemi bërë shumë mirë, sepse është dukur që “X Factor” ka interes.

Për mua është kënaqësi që të punoj, dhe me Verën dhe me Alketën. Ne kemi punuar që në “X Factorin” e parë bashkë. Kemi patur dhe shkëputjet për t’u zhvilluar në karrierë me mundësi të tjera, në hapësira të tjera. Dhe në këtë moment, prej 4 vitesh ne jemi bashkuar dhe është le të themi produksioni i 8-të, që bëjmë bashkë. Sigurisht respektojmë, secila hapësirat e veta. Vera Grabocka për mua dhe jo vetëm është padyshim një shkollë, që nuk shteron në sensin që edhe pse ka  shumë eksperiencë, përsëri është e etur për të ditur çfarë ndodh në botë. Një njeri me eksperiencë dhe i pjekur në profesion edhe sot dëshiron të mësojë, dhe kjo është vlerë dhe sigurisht që është një shembull. Alketa nga ana e saj është shumë inovatore dhe është shumë e shkathët, për të kuptuar çfarë do në këtë moment audienca. “X Factor” është për shkak të nuhatjes së saj, sepse e kuptoi që tashmë duhet “X Factor” dhe asnjë format tjetër. Dhe ndodhi fiks, ashtu siç ajo e ndjeu. Ju e keni parë çfarë bëhet në oborrin e Klan, përditë audicionet, masiviteti, por nuk është vetëm numër, se numër kemi parë dhe te Piter Pani që kanë qenë pafund. Cilësia ka qenë mbresëlënëse. Kjo e bën shumë të dëshiruar dhe të pëlqyer dhe një lloj vetëkënaqësie e kemi në fakt për këtë sukses, para nisjes. Çfarë do të ndodh gjatë spektaklit është një rrugë tjetër e gjatë. Por deri në këtë fazë, ne jemi të kënaqur me atë që po ndodh.

Ilda Lumani: Bashkëpunimet e suksesshme janë gjithmonë të

Iva: Kur do të fillojë “X Factor” dhe sa do të zgjasë?

Ilda: Në mes të dhjetorit do të fillojë.

Iva: Datë të caktuar nuk kemi?

Ilda: Po mesi dhjetorit, mesi dhjetorit aty ngelet. Do të jetë pjesa e audicioneve, pastaj pjesa ku çdo anëtar jurie përzgjedh skuadrën e tij, që është momenti që kualifikon këta konkurrentë për fazën e ‘live show-t’. Dhe fillon ‘live show’ që është një spektakël që është i një dimensioni ndërkombëtar, sepse këngëtarët që zgjidhen trajtohen si të jenë këngëtarë botërorë. Performancat e tyre përtej vokalit dhe muzikës që bëjnë, performancat trajtohen si të jenë në skenë ndërkombëtare. Kështu që ajo do të jetë një show më vete, show për çdo konkurrent, show kompleks për gjithçka që do të ndodhi në “X Factor”. Për këtë jam shumë entuziaste sepse mua më pëlqen vetë si format. E kam shijuar në dy edicionet e para që kam qenë pjesë, e kam pëlqyer dhe e kam ndjerë gjithmonë që është një format që e dëshiron shumë publiku. Mendoj se në këtë fazë që në televizion bëhen, - dhe fatkeqësisht të gjithë kemi bërë formate për t'ju përshtatur audiencës, sjellim një format që motivon, frymëzon dhe u jep një mundësi të rinjve, talenteve, u jep një hapësirë dhe u krijon mundësinë e artë të bërit artist dhe të bërit karrierë në Shqipëri.

Iva: -Gjasat janë të larta që të gjithë ne të qëndrojmë të mbërthyer nga mesi i dhjetorit për të ndjekur “X Factor”. Ilda, të falënderoj për të gjitha informacionet që ke përcjellë, besoj me shumë interes. Jo vetëm për të rinjtë por për të gjithë publikun, sepse është një spektakël që mbi të gjitha dhuron shumë energji pozitive dhe të mirë. Çka kemi nevojë në këto ditë të vështira me shumë politikë dhe lajme kronike.

Ilda: Muzika e ka këtë efekt. Faleminderit dhe juve!

*Intervista e dhënë për televizionin Klan News, 14 nëntor 2023

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF