Miliarderi Jeff Bezos dhe ish-prezantuesja Lauren Sanchez së shpejti pritet të shkojnë drejt altarit dhe t'i thonë po njëri-tjetrit. Së fundmi 53-vjeçarja në një intervistë për Vogue ka përshkruar momentin kur miliarderi i kërkoi të bëhej gruaja e tij.
“Kur hapi kutinë, unaza ishte aq mbresëlënëse sa për pak më ra të fikët”, ka rrëfyer Lauren. "Ne po mendojmë për martesën. A do të jetë e madhe? A do të bëhet jashtë vendit? Nuk e dimë ende. Kemi vetëm pesë muaj që jemi fejuar”, shtoi ajo.
-
Arbana Osmani reagon nga ambientet e Top Channel!
15 Nëntor, 10:46
Unaza ka një diamant 20 karatësh që vlerësohet të ketë kushtuar 2.5 milionë dollarë.
Gjatë intervistës ajo se ka disa ide përsa i përket veshjes së saj për këtë ditë të rëndësishme. Nëna e tre fëmijëve renditi Christian Dior, Dolce & Gabbana dhe Valentino si disa nga shtëpitë e saj të preferuara të modës, por theksoi se nuk ka marrë ende ndonjë vendim. "Ka kaq shumë stilistë të jashtëzakonshëm!" tha ajo.