Mariza Ikonomi i befasoi te gjithe: Sot mesuam se ajo është bërë nënë për herë të parë. Këngëtarja shqiptare e ka mbajtur për 9 muaj sekret lajmin e shtatzënisë.
Por pasi u mësua se ajo ka sjellë në jete fëmijën e saj të parë, vetë Mariza ka ndarë disa foto ku mban në duar Melodyn.
“Dhe vjen nje dite qe Zoti te dhuron gjithe Boten dhe e vendos ate ne duart e tua! ❤️
Melodia e jetes e sime! ❤️
MELODY IKONOMI GREÇO!”
Blendi Greço është partneri i Marizës dhe babai i vajzës së saj. Ata jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe tashme, familja e tyre u plotesua me se miri.