Ish-modelja e Victoria's Secret Adriana Lima është një nga femrat më të bukura në botë, por së fundmi u komentua në rrjet se bukuria e saj nuk është natyrale, por falë operacioneve plastike.
Lidhur me këto pretendime ka reaguar vetë Lima në rrjetin e saj social në Instagram, duke iu kthyer përgjigje në njëfarë mënyre të gjithë kritikuesve.
-
Ekskluzive/ Një bebe? Krist Aliaj zbulon planet!
16 Nëntor, 13:27
“Fytyra e një nëne të lodhur të një vajze adoleshente, dy para-adoleshente, një djali aktiv, një 1-vjeçari që mëson të ecë dhe tre qenve . . . faleminderit për shqetësimin tuaj”, ka shkruar ajo krahas një fotoje të saj pa asnjë pikë grimi.
Bukuroshja me origjinë braziliane mahniti të martën në tapetin e kuq të “The Hunger Games: The Ballad of Songbirds & Snakes” në Los Angeles.
-
SONDAZH/ Sipas jush, BBV e prezanton, Arbana, Ledioni apo Bora?
16 Nëntor, 11:26
Komentet e Lima vijnë pasi ajo u fotografua në tapetin e kuq "The Hunger Games: The Ballad of Songbirds & Snakes" në Los Angeles të martën. Bukuroshja me origjinë braziliane mahniti teksa kishte veshur një fustan të zi me mëngë të gjata me dizajne të kuqe.