KreuCelebrity

Shqipëria anëtare bordi në UNESCO, Besiana Kadare: Reputacion në arenën ndërkombëtare!

 

Shqipëria anëtare bordi në UNESCO, Besiana Kadare: Reputacion


Shqipëria është zgjedhur anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027 e ky për Ambasadoren e vendit tonë pranë këtij organizmi, Besiana Kadare, është një zhvillim tejet pozitiv. “Mirënjohëse për mbështetjen e gjerë të Shteteve Anëtare për zgjedhjen e Shqipërisë në Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s! Presim me padurim të punojmë ngushtësisht me të gjithë anëtarët e Bordit, duke marrë një qasje konstruktive, të bindur se ajo që na bashkon është më e fuqishme se ajo që na largon”, ka shkruar ajo në Instagram.

https://www.instagram.com/p/CztbdyltoIZ/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==

Ambasadorja foli edhe për TV Klan, ku u shpreh e lumtur dhe theksoi që ky lajm tregon besueshmërinë tonë në arenën ndërkombëtare. “Ndihem shumë e emocionuar dhe e lumtur për këtë lajm të bukur. Është një lajm i rëndësishëm për të gjithë diplomacinë shqiptare që tregon reputacioni pozitiv që vendi ynë gëzon në arenën ndërkombëtare. Tregon besueshmërinë tonë pasi komuniteti ndërkombëtarë na konsiderojnë si një partner të besueshëm si një partner të përgjegjshëm. Dua të theksoj se këto zgjedhje ishin të kontestuara pasi gjashtë vende konkuronin për katër vende të lira. Nga grupi jonë gjashtë vendet kandidate ishin Shqipëria, Sllovakia, Çekia, Serbia, Uzbekistani dhe Rusia. Nga këto katër vendet e para fituan dhe humbën Uzbekistani dhe Rusia.”

Shqipëria anëtare bordi në UNESCO, Besiana Kadare: Reputacion

Kadare theksoi se është hera e parë që Rusia humbet zgjedhjet në Bordin Ekzekutiv dhe këtë e quan një mesazh që vendet anëtare të UNESCO-s i kanë dhënë Moskës për krimet e luftës kundër Ukrainës.

Shqipëria anëtare bordi në UNESCO, Besiana Kadare: Reputacion

“Dua të theksoj që është hera e parë që nga krijimi i UNESCO-s që Rusia humbet zgjedhjet në bordin ekzekutiv. Ky është një sinjal i fuqishëm që vendet anëtare të UNESCO- s i dërgojnë Moskës dhe tregon që një qeveri që është përgjegjëse për krime lufte për krime kundër njerëzimit nuk mund të zgjidhet në një organ si UNESCO.” Ndër të tjera Kadare u shpreh se Shqipëria ka një vit që ka bërë lobim dhe se ka qenë një përpjekje e gjatë ku shprehet e lumtur që është kurorëzuar me sukses. Ajo theksoi se tashmë vendi ynë merr një peshë më të madhe në politikë dhe është një përgjegjësi më e madhe për vendin tonë. Kadare shpjegoi se bashkëpunimi kryesor i Shqipërisë do të jetë në fushën e kulturës.

Shqipëria anëtare bordi në UNESCO, Besiana Kadare: Reputacion

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF