Santiana Maloku, një prej banoreve më të zëshme të edicionit të dytë të spektaklit Big Brother VIP Kosova, rrëfeu historinë e saj të dhimbshme familjare. E reja nga Gjakova tregoi sesi e kishte mësuar kur ishte 7 vjec të vërtetën e ardhjes së saj në jetë: Njeriu që ishte prezantuar si motra e saj, ishte në fakt e ëma e vërtetë.
“Po, kam qenë duke luajtur afër shtëpisë me një kushëri të nënës time dhe si fëmijë, zënka të vogla, ajo ma tregoi dhe unë u shokova se nuk e prisja dicka të tillë. Shkova menjëherë në shtëpi dhe thirra nënën. Hyra në dhomë, nuk e harroj kurrë atë moment, e iu drejtova motrës duke i thënë: Ma trego tani, je motra apo je nëna ime”, dhe ajo mbeti, nuk diti si të reagonte.
‘Po, unë jam nëna jote. Hajde ta tregoj të gjithë historinë”, kishte thënë më pas. Santiana pohoi se aty ia rrëfeu të gjitha, që nga fillimi e deri në fund, si ndodhi e përse zgjodhi të mos tregonte. “Kishin vendosur të ma thoshin të vërtetën kur të isha pak më e rritur, në mënyrë që unë ta kuptoja më mirë dhe të mos e gjykoja nënën timë”, u shpreh ajo. Banorja shtoi më tej se prindërit e saj ishin ndarë menjëherë pas luftës; babai ishte larguar për në Gjermani dhe nëna e ka rritur e vetme. Nëna e Santinës, e cila quhet Agnesa Maloku, është policja e parë femër në Gjakovë dhe pjesëtare e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.