Kudo në media po flitet se Arbana Osmani nuk do ta prezantojë edicionin e tretë të “Big Brother VIP”. Dy emrat që kanë qarkulluar, si të mundshëm për moderimin e ‘reality show’, janë, si fillim u aludua për Bora Zemanin dhe më pas u tha se zyrtarisht është vendosur Ledion Liço
Ndërkohë Arbana Osmani ‘trazoi pak ujërat’ duke nxitur edhe më tej aludimet. Teksa lajmet kanë qarkulluar ajo ka bërë dy postime në rrjetin e saj social Instagram nga ambientet e Top Channel, si fillim një foto nga kafja dhe më pas nga grimi.
E teksa vetë Arbana këtë të premte shkroi se së shpejti do ta shohim më ekran, ndjekësit e “Bordo” kanë votuar duke dhënë mendimin e tyre lidhur me situatën e krijuar.
Në sondazhin e hapur nga “Bordo”, 70 % e ndjekësve mendojnë se këto aludime lidhur me largimin e Arbanës është sajuar për vëmendje. 5% kanë votuar se nuk do ta prezantojë Arbana, 17% do ta prezantojë Ledioni dhe 9% se do ta prezantojë Bora.