Bashkëshortja e futbollistit Mërgim Berisha, Edona, ka mbërritur në Prishtinë, pas një periudhe të gjatë larg vendlindjes. Ishte ajo vetë që përmes një postimi nga aeroporti i Prishtinës, njoftoi rikthimin në vendlindje.
Menjëherë në rrjetet sociale nisën spekulimet nëse Edona do të hyjë në Big Brother për të sqaruar marrëdhënien e saj me ish-shoqen, banoren e BBVK, Vesa Vllasaliu, e cila ka bërë disa deklarata “bombë” brenda shtëpisë në lidhje me marrëdhënien e tyre.
Vesa lëshoi akuza se Edona i kishte marrë të fejuarin pak ditë para dasmës së tyre.
Vesa ka insistuar se ndarja erdhi si shkak i ndërhyrjes së Edonës në lidhjen e tyre. Ajo shprehet se e vuajti shumë tradhtinë e futbollistit dhe pavarësisht se miqtë i tregonin se tashmë Mërgim Berisha e kishte zëvendësuar me shoqen e sajkishte refuzuar fillimisht ta besonte.