Mendja e bukur e një talenti, merr vlerë të shumëfishtë kur formësohet e merr jetë përmes inteligjencës artificiale, të cilën një vajzë e krijon përmes një bashkëbisedimi virtual me një robot, diku në një sistem të fshehur kompjuterik që arrin t’u përgjigjet të gjitha pikëpyetjet. Ajo quhet Mira Murati, është vajza nga Vlora e cila falë talentit të saj duke zhvilluar inteligjencën artificiale, ka ndryshuar së fundmi krejt botën. Google së pari u trondit kur ChatGPT, një aplikacion i bazuar në inteligjencën artificiale hyri në botën virtuale, duke u kthyer brenda një kohë të shkurtër në trend. Mira, krijuesja e ChatGPT, e zgjedhur nga revista prestigjioze TIME si ndër personazhet më me shumë ndikim, zbulon risitë e teknologjisë. Murati është shefee teknologjisë në OpenAI, ndërsa më parë ka punuar për Tesla. ChatGPT pushtoi imagjinatën e publikut fill pas lançimit në fund të nëntorit, sukses i cili lidhej me mënyrën e kërkimit në formë chat-i. Por nuk ishte parashikuar aspak që 2 muaj më pas, ChatGPT të tejkalonte Bitcoin, trondiste botën e inteligjencës artificiale.
Ju përgëzoj që ChatGPT mori një notë kaluese në provimin e licencimit mjekësor në SHBA, a ndihesh sikur ke një fëmijë të shkëlqyer?
Nuk e prisnim këtë nivel emocioni nga sjellja e fëmijës tonë në botë, madje kishim edhe dyshime për të nxjerrë atë atje. Jam kurioze të shoh zonat ku do të fillojë të shfaqë dobi për njerëzit dhe jo vetëm risi apo kuriozitet.
I bëra një pyetjeChatGPT për ju dhe çfarë më tha: Cilat janë disa kufizime ose sfida që keni hasur gjatë punës me ChatGPT dhe si i keni kapërcyer ato?
Kjo është një pyetje e mirë. ChatGPT është në thelb një model bashkëbisedor, një rrjet i madh nervor i trajnuar për të parashikuar përgjigjen për botën tjetër dhe sfidat me të cilat jam përballur janë të njëjta me atë të modeleve të gjuhëve bazë, duke ofruar fakte.
A është shumë e besueshme kjo formë bashkëbisedimi?
Ne zgjodhëm bashkëbisedimin sepse është një mënyrë bashkëveprimi përmes një moduli pyetësori që jep reagime. Nëse mendoni se përgjigjja është e pasaktë, mund të pyesim: “A je i sigurt? Unë mendoj se në të vërtetë…” Dhe më pas moduli ka një mundësi të përparojë kërkimin, duke e kthyer në një bashkëbisedim mes njëri-tjetrit.
Teknologjitë inovatore zgjidhin problem, po ChatGPT, çfarë problemi po zgjidh?
Aktualisht jemi në fazën e rishikimit të kërkimeve, por nuk mund të them me siguri të madhe se çfarë problemesh po zgjidh. Mendoj se ChatGPT ka potencial për të përmirësuar mënyrën se si mësojmë. Njerëzit janë në klasa me 30 persona, ku gjithsecili ka prejardhje të ndryshme, mënyra të ndryshme të mësuarit dhe çdokush merr në thelb të njëjtën kurrikul. Me pajisje si ChatGPT, ju mund të bisedoni pafund me një model për të kuptuar një koncept që i përshtatet nivelit tuaj të të kuptuarit, pra ka potencial të jashtëzakonshëm për të na ndihmuar me edukimin e personalizuar.
Por shumë shkolla janë duke e ndaluar ChatGPT, a të surprizon kjo?
Kur ne zhvillojmë këtë teknologji, duam që të ketë besueshmëri të lartë drejt inteligjencës në përgjithësi, por kur hyjnë brenda saj shumë njerëz habiten nga llojet e informacioneve që kanë të bëjnë me teknologjinë, si në frontin pozitiv ashtu edhe në atë negativ.
Shumë liderë në këtë fushë po paralajmërojnë rreziqe nga Inteligjenca Artificiale, ju a keni dyshime?
Ky është një moment unik dhe kjo ka të bëjë me mënyrën se si ajo e formëson shoqërinë. Kjo ka dy drejtime: teknologjia na formëson dhe ne e formësojmë atë. Këtu ka shumë probleme të vështira për t’u kuptuar.
Si e bëni modelin të gjejë atë që ju dëshironi dhe si siguroheni që të jetë në përputhje me qëllimin njerëzor?
Ka pyetje rreth ndikimit shoqëror, etikës dhe filozofisë që ne po i shqyrtojmë. Por është e rëndësishme që ne të sjellim zëra të ndryshëm, si filozofë, shkencëtarë socialë, artistë dhe njerëz nga shkencat humane.
Cilat janë pyetjet etike ose filozofike që ne ende duhet t’i kuptojmë?
Inteligjenca Artificiale mund të keqpërdoret, ose mund të përdoret nga aktorë të këqij. Pra, ka pyetje se si e qeverisni përdorimin e kësaj teknologjie në nivel global. Pra, si e përdorim Inteligjencën Artificiale në mënyrë që të jetë në përputhje me vlerat njerëzore?
A mendoni se këto pyetje duhet t’u lihen kompanive si e juaj apo qeveritë duhet të përfshihen në krijimin e rregulloreve?
Është e rëndësishme që kompanitë si e jona ta sjellin këtë në ndërgjegjen e publikut në një mënyrë të kontrolluar dhe të përgjegjshme. Ne jemi një grup i vogël njerëzish dhe kemi nevojë për më shumë kontribut në këtë sistem dhe shumë më tepër kontribut që shkon përtej teknologjive, padyshim rregullatorët dhe qeveritë.
Mira, a mund të më thuash një këngë të preferuar?
Kënga ime e preferuar është “Paranoid Android” nga Radiohead. Kënga është e shtresuar dhe prek tema që lidhen me shoqërinë në teknologji. Jo shumë emocionuese, por e bukur dhe nxitëse.
Po titullin e një libri?
“DuinoElegiies”, një përmbledhje me poezi nga RainerMariaRilke. Kohët e fundit e mora këtë si dhuratë dhe gjeta thellësinë dhe bukurinë e poezive shumë frymëzuese.
Po një film që të na japë një pasqyrë se kush je dhe çfarë të frymëzon?
Filmi “A SpaceOdyssey” vazhdon të ngacmojë imagjinatën time me imazhet dhe muzikën e saj, veçanërisht në sekuencën befasuese ku anijet kozmike ankorohen nën tingujt e valsit të Danubit Blu nga JohannStrauss, duke nxitur një soditje për papeshën e kësaj ngjarje dhe momentin madhështor.