Këto javët e fundit, raporti i Arbana Osmanit me Top Channel ka qenë “temë e nxehtë” e momentit. U tha se moderatorja, me gjasë, nuk do ta drejtojë ashtu sic mendohej, Big Brother VIP3, e po kështu u aludua edhe për një prishje të miqësisë së saj me Lori Hoxhën.
Deri më tani, në lidhje me këto lajme nuk kishte reaguar asnjëra prej tyre. Por postimi më i fundit i trashëgimtares së TV më të madh në vend bën të mendohej, se në fakt, gjërat mes tyre shkojnë mjaft mirë. Lori publikoi në rrjetin social “Instagram”, produktet nga restoranti i Arbana Osmanit dhe me ketë veprim ndjekësit dolën në përfundimin se gjithçka qenka në rregull mes tyre.
Moderatorja e njohur, Arbana Osmani ka zbuluar përmes një postimi në rrjetet sociale projektin e saj më të ri, Bana’s Piramida, ku do të shërbehen makarona artizanale.
Arbana ka treguar për ndjekësit e saj se Bana’s është projekti për të cilin po punon prej kohësh edhe dhe se këtë restorant do të ndajë një copëz nga shtëpia dhe familja e saj, ku citon: është një fole e ndërtuar me shumë dashuri e përkushtim
.