KreuCelebrity

Aktorja e njohur zbulon arsyen pse kurrë nuk ka bërë botoks!

Aktorja e njohur Drew Barrymore ka treguar së fundmi se ajo kurrë nuk ka provuar dhe nuk do të provojë të kryejë operacione plastike, pasi ka frikë se mund të bëhej e varur prej tyre.

Aktorja e njohur zbulon arsyen pse kurrë nuk ka bërë botoks!

"Unë nuk kam bërë asgjë dhe do vazhdoj kështu për aq kohë sa të jetë e mundur. Unë nuk i gjykoj ata që bëjnë ndërhyrje, vetëm se nuk e gjej veten në këto gjëra. Unë kam një personalitet shumë të varur, domethënë varem shpesh nga gjërat, kështu që kisha frikë se më ndodhte edhe në këtë rast. Mezi pres të shoh se si dukem si një çantë lëkure në të ardhmen", është shprehur aktorja.

Pak kohë më parë aktorja bëri bujë me deklaratën e saj teksa tha se mezi pret që nëna e saj, Jaid Barrymore, të vdesë.

Aktorja e njohur zbulon arsyen pse kurrë nuk ka bërë botoks!

"Të gjitha nënat e shoqeve të mia kanë vdekur, kurse e imja, jo. Dhe them me vete, unë nuk e kam atë luks. Mirëpo, mezi po pres. Nuk dua të jetoj në një gjendje kur dua që dikush të vdesë më herët sesa duhet, në mënyrë që të mund të rritem. Në fakt, dua që ajo të jetë e lumtur dhe të lulëzojë dhe të jetë e shëndetshme. Por, unë duhet të rritem pavarësisht se ajo ndodhet në këtë planet".

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF