KreuCelebrity

Boksieri shqiptar Ermal Hadribeaj fiton titullin, Tyson e përshëndet me ‘shqiponjën’

Boksieri shqiptar Ermal Hadribeaj fiton titullin, Tyson e përshëndet
Boksieri shqiptar, Ermal Hadribeaj ka arritur të fitojë titullin Ndërkombëtar WBC në peshën super të lehtë përballë Carlos Molina-s.

Hadribeaj triumfoi ndaj kundërshtarit të tij Molina në duelin që zgjati deri në raundin e nëntë, pasi shqiptari fitoi me “KO”.

I pranishëm në komentimin e përballjes ishte dhe legjenda e peshave të rënda në boks, Majk Tajson.

Në momentin e festimit të titullit nga Ermali, Tajson e përshëndeti duke formuar simbolin e shqiponjës me duar.

29-vjeçari e ka bërë debutimin në boks në vitin 2019, teksa në karrierën e tij profesionale numëron 16 fitore, ku gjashtë prej tyre erdhën me “KO”.

Tags:

mike tyson

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF