Aktorja e njohur, Delinda Disha, ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Jo Vetëm Modë” në televizionin Klan, ku ka folur për jetën e saj personale dhe profesionale.
Ajo u bë mama për herë të dytë pak muaj më parë, por gjatë intervistës u ndal gjithashtu te humbja e binjakëve, duke zbuluar se djali i saj i parë, e ka përjetuar jo dhe aq mirë lajmin e trishtë.
“Dasantini, me zor e priste. Kishte kohë që thoshte dua motër, dua vëlla. Edhe pasi i shpjeguam humbjen e binjakëve, e përjetoi pak”, tha aktorja teksa shtoi se djali i thoshte, “Po ju s’më keni treguar, përse s’më keni thënë”.
-
Horoskopi ditor, e hënë 20 nëntor 2023
20 Nëntor, 08:53
Teksa u pyet nëse tani që djali i dytë ka ardhur në jetë, Dasantinit i duket sikur i ka ikur vëmendja, Delinda tha, “Në fillim pak, por jo..Ndoshta ngaqë tani është edhe me shkollën, klasa e parë. Ka filluar, është me detyra edhe nuk është me kohë të plotë, që ta ndjente xhelozinë”.