Kader Kicaj ishte banorja më e re që iu bashkua “Big Brother VIP Kosova 2”, dhe me të hyrë në shtëpi, 25 vjecarja premtoi se do të shkaktonte “trazira”. Ajo u komplimentua shumë për paraqitjen e saj fizike. Kicaj, me profesion është modele, e ka pozuar për fushata reklamuese të brandeve të ndryshme vendore.
Por ndërkohë, kanë nisur të qarkullojnë në rrjet foto të cilat e tregojnë Kaderin sesi dukej kur fitoi “Miss Prizreni” në vitin 2016.
Fotot tregojnë qartë se modelja i është nënshtruar ndërhyrjeve estetike për të pasur pamjen që ka sot.