KreuCelebrity

“O qenie njerëzore e neveritshme…”, djali i Brad Pitt shpërthen keq ndaj aktorit!

Djali i aktorit të njohur, Brad Pitt, Pax e quajti babanë e tij të neveritshëm me anë të një postimi në Instagram. 

“O qenie njerëzore e neveritshme…”, djali i Brad Pitt

"Ju e keni bërë jetën e njerëzve më të afërt me mua një ferr të vazhdueshëm. Mund t’i thuash vetes dhe botës çfarë të duash por e vërteta do të dalë në dritë një ditë. Pra, gëzuar Ditën e Babait, ju një qenie njerëzore e tmerrshme. Ju nuk keni konsideratë apo ndjeshmëri ndaj katër fëmijëve tuaj më të vegjël që dridhen nga frika kur janë në praninë tuaj. Nuk do ta kuptosh kurrë dëmin që i ke bërë familjes sime", u shpreh ai. 

“O qenie njerëzore e neveritshme…”, djali i Brad Pitt

Angelina Jolie adoptoi Pax nga një jetimore në Ho Chi Minh City, Vietnam, në vitin 2007. Brad e adoptoi zyrtarisht atë vitin e ardhshëm. Kur Pitt dhe Angelina u ndanë në vitin 2016 vetëm dy vjet pasi ishin martuar në një ceremoni private në Francë, fëmijët qëndruan me nënën e tyre. Tashmë është e qartë se marrëdhënia mes Pax dhe Pitt është gjithashtu e trazuar me 19-vjeçarin që akuzon babanë e tij se ia ka bërë jetën ferr.

“O qenie njerëzore e neveritshme…”, djali i Brad Pitt

Një burim ka konfirmuar se llogaria private i përket Pax. "Është llogaria që ai përdor për miqtë kryesisht miqtë nga shkolla. Ai kurrë nuk flet shumë për prindërit e tij kështu që kjo deklaratw ishte e pazakontë".

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF