Aktorja Suki Waterhouse ka konfirmuar shtatzëninë e saj me të dashurin, Robert Pattinson. Me anë të një videoje të postuar në TikTok, aktorja e “Daisy Jones & The Six” ndezi thashethemet për shtatzëninë.
Bukuroshja ka qenë e lidhur me aktorin e “Batman”, që nga viti 2018. Ata u lidhën pesë vjet më parë dhe kryesisht e kanë mbajtur lidhjen e tyre larg syrit të publikut. Për herë të parë, thashethemet për një romancë mes tyre u ndezën në qershor 2018, pasi paparacët i kapën bashkë në Londër.
Më pas marrëdhënia e tyre u bë më serioze në vitin 2020 kur e gjetën veten në karantinë së bashku. Robert pati një ndarje të dhimbshme vite më parë nga Krosten Stuart, pas tradhtisë së saj me regjisorin Rupert Sandres.
Konfirmimi i shtatzënisë vjen menjëherë pasi Waterhouse u largua nga Festivali i ardhshëm Laneëay. Në një deklaratë zyrtare, festivali shpjegoi se këngëtarja nuk ishte më në gjendje të merrte pjesë në eventin e shkurtit ‘për arsye personale’.