KreuCelebrity

Argjend Lloga sjell këngën e tij “Në miliona”!

Këngëtari i njohur Argjend Lloga, i njohur më së shumti për super hitin e tij “Loti i Verbër”, ka ardhur pranë gjithë artdashësve të tij me një projekt të ri muzikor. Kënga titullohet “Në miliona” dhe deri tani është pritur shumë mirë nga fansat e muzikës së tij.

Ky projekt i ri vjen disa javë pas këngës “Lule Katalea”, e cila po ashtu ishte u pëlqye shumë nga publiku. Këngëtari prej vitesh 13 vitesh jeton në Amerikë dhe së fundmi në një intervistë për revistën “Bordo” ka rrëfyer se si është ndërtuar jeta e tij atje.

Argjend Lloga sjell këngën e tij “Në miliona”!

 “Fillimisht unë kam emigruar në Amerikë duke menduar për të ardhmen e fëmijëve, që ata të zhvillohen atje me të gjitha mundësitë që ai vend të ofron. Sigurisht që fillimi ka qenë i vështirë, me sakrifica, jam marrë me punë të ndryshme, derisa krijova lidhjet e mia për t’ju përkushtuar muzikës.

Argjend Lloga sjell këngën e tij “Në miliona”!

Ky kalvar sakrificash prej emigranti ka zgjatur për pesë vite, dhe vetëm më pas m’u krijuan kushtet dhe mundësitë për t’u marrë me muzikën. Rrugën e muzikës atje e gjeta me mbështetjen e disa miqve të mi në SHBA, njëri prej të cilëve është Kujtim Fundiqi, pronar i një lokali në Bronx, Nju-Jork, vend ku prej 9 vitesh punoj si menaxher dhe këngëtar, ku shpesh ftoj artistë të ndryshëm nga Shqipëria, duke dhuruar mbrëmje të bukura për publikun shqiptar që jeton aty”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF