KreuCelebrity

Sa është pasuria neto e Shakirës? (Dhe sa para ka fituar me këngët dedikuar Pique)

Nuk ka dyshim se Shakira është një nga artistet më të suksesshme dhe më të famshme të Amerikës Latine në histori. E lindur në Barranquilla 46 vjet më parë, ajo ka korrur çmime, nominime dhe suksese të panumërta në më shumë se 20 vite karrierë.

Sa është pasuria neto e Shakirës? (Dhe sa para ka fituar me

Artistja kolumbiane ka publikuar më shumë se 10 albume. Megjithatë, muajt e fundit, fama e Shakirës ka ardhur veçanërisht për këngët e saj të fundit, ku ajo i ka lënë më shumë se një ‘mesazh’ ish-partnerit të saj, ish-futbollistit Gerard Pique, pas ndarjes së tyre.

Sipas revistës Forbes, pasuria e Shakirës e mbledhur ndër vite i kalon 400 milionë dollarë (USD), ndër të cilat janë disa shtëpi luksoze në pjesë të ndryshme të botës.

Sa është pasuria neto e Shakirës? (Dhe sa para ka fituar me

Për shembull, dy shtëpitë që ajo ndante me Gerard Pique në Barcelonë. Përveç kësaj, një shtëpi në Nassau, kryeqyteti i Bahamas, e cila i kushtoi asaj 1.1 milionë dollarë, ose rezidencën e saj spektakolare në Florida (Miami) për të cilën ajo pagoi 12.7 milionë dollarë.

Trilogjia e saj e këngëve të fundit ('Te Felicito', 'Monotonía' dhe 'Session 53'), në të cilën ajo i lë disa mesazhe Gerard Pique, gjithashtu ka gjeneruar mjaft para për tw, më shumë se 21 milionë dollarë, sipas revistës së njohur. 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF