Këngëtarja e njohur Adele më në fund ka konfirmuar martesën e saj me Rich Paul. Prej muajsh ata janë përfolur së kanë ndërmarrë hapin e rëndësishëm, por vetëm së fundmi duket se është konfirmuar gjithçka në shfaqjen komedike të Alan Carr në Los Angeles.
“Isha në shfaqjen komedike të Alan Carr në LA sonte dhe Adele ishte në audiencë. Alan pyeti audiencën nëse dikush ishte martuar kohët e fundit dhe Adele bërtiti, ‘U martova’”, shpjegoi një spektator.
Muajin e kaluar, Paul tregoi se si ai dhe Adele ndihmuan njëri-tjetrin gjatë marrëdhënies së tyre 2-vjeçare. “Ajo ka qenë e mrekullueshme, mendoj se do të pajtohej që ne patjetër e ndihmuam njëri-tjetrin. Unë jam në një hapësirë të mirë, ne jemi në një hapësirë të mirë dhe të lumtur. Ajo është e shkëlqyer. Ajo ka qenë e mrekullueshme për mua. Ne kemi qenë të shkëlqyer për njëri-tjetrin”, tha 41-vjeçari për partneren e tij këto fjalë në ‘CBS Mornings’”.
Më herët gjatë koncertit të Adelës në Las Vegas së fundmi, një pjesëmarrëse e koncertit i propozoi me shaka fitueses së Grammy-t 35-vjeçare. “Nuk mund të martohesh me mua. Unë tërhiqem nga gjinia e kundërt dhe burri im është këtu sonte”, iu përgjigj Adele gruas, e cila e pyeti nëse ishte e gatshme të “përpiqej” ta pranonte propozimin. “Jo, nuk dua të provoj! Unë jam me Rich-in”, tha këngëtarja.