KreuCelebrity

Banorja e BBVK: Babai nuk më besoi kur i kërkova ndihmë për sëmundjen e rëndë!

 

Banorja e BBVK: Babai nuk më besoi kur i kërkova ndihmë për

Santiana Maloku ka bërë një rrëfim prekës ne Big Brother VIP Kosova 2. Ajo tregoi se prindërit e saj janë divorcuar kur ishte vetëm dyvjeçe dhe që nga ajo periudhë ka pasur shumë sfida në jetë. Me heret sakaq, qe shprehur se gjyshen e saj e dinte për nënë, e nënën për motër, derisa e kuptoi nga një kushërirë e së ëmës të vërtetën.

Banorja tregoi mes tjerash edhe për të atin, të cilin tha se e ka parë për herë të parë në moshën 18 vjeçare.

“Kur mbusha 18 vjec, m`u desh të bëj një operacion në gji, e kam trashëguar prej nënës, por për fat më shkoi mirë. Nuk kishim shumë para.. Unë shkova në postë, e mora në telefon babain tim, dhe ai nuk më besoi, tha se isha duke gënjyer. Nuk më besoi që më duheshin vërtet ato para, kur mora atë përgjigje m`u prenë këmbët komplet”, u shpreh ajo.

"Nga ai moment, nuk kam pasur  kontakt me të. Kur janë ndarë me time më, babai ka dashur të më marrë prej saj. E di sa më ka ruajtur familja ime dhe jam e vetëdijshme që s’mundet të më marrë më askush. Babanë e kam takuar për herë të parë në moshën 18 vjeçare, nuk e kam njohur, vetëm emrin i dija. Nuk kam kontakte më me të..e kam nënën për gjithçka. Unë sulmoj para se të më sulmojnë”, shtoi Santiana.

https://youtu.be/nOV5lHSoWFo

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF