KreuCelebrity

Prindër për herë të parë; Arbana Osmani ka një mesazh për Luizin dhe Kiarën!                                         

Prindër për herë të parë; Arbana Osmani ka një

Luiz Ejlli ka realizuar një këngë të re të titulluar “Fryma ime”. Kjo është kënga më e veçantë për këngëtarin dhe partneren e tij Kiara, pasi i dedikohet vajzës së tyre e cila shumë shpejt do të vijë në jetë.

Prindër për herë të parë; Arbana Osmani ka një

Teksa Luizi këndon, Kiara shfaqet si fillim me testin e shtatzënisë dhe me pas me barkun e rrumbullakosur. Pjesë e videoklipit janë edhe momente nga festa që ata kanë realizuar për të zbuluar gjininë e bebit.

E në mes urimeve të shumta, ka spikatur ai i Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj, për të cilët në media kanë qarkulluar lajme se kanë patur konflikte me Luizin dhe nuk kanë më kontakte me të. “Zoti jua ruajtë”, ka shkruar Eduarti, ndërkohë Arbana shkruan, “Urime e vetëm bekime”, teksa ka bërë tag Luizin dhe Kiarën.  

Prindër për herë të parë; Arbana Osmani ka një

Prej disa kohësh në media flitet që Luizi dhe Kiara do të bëhen prindër. Madje edhe vetë Luizi ka hedhur dyshime vazhdimisht duke bërë postime për ardhjen në jetë të një fëmije. “Kështu do e shoqëroj vajzën në mbrëmjen e maturës”, apo teksa shihej pranë një gruaje me barkun paksa të rrumbullakosur dhe krah saj shkruante, “Rrahjet më të bukura në botë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

Një tjetër postim ishte ai krah Kiarës, duke mbajtur një beb në duar dhe krah saj shkruante se po bën prova për Story-n që do të publikojë pas ca kohësh. “Sa shpejt kalojnë vitet. Më duket sikur kaluan vetëm 4 muaj nga ‘Big Brother’ dhe ja ku jemi sot. Po bëj prova për story-n që do të bëjmë pas ca kohësh”, shkroi ai asokohe.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF