KreuCelebrity

Dielli në Shigjetar, çfarë i ndodh disa prej shenjave!

Dielli në Shigjetar, çfarë i ndodh disa prej shenjave!

Qenka momenti për të lënë pas periudhën intensive dhe emocionale të Akrepit dhe për të kaluar në shkëlqimin dhe energjinë e Shigjetarit. Kjo sepse sivjet, sezoni i Shigjetarit fillon më 22 nëntor, kur Dielli do të hyjë në këtë shenjë dhe zgjat deri më 22 dhjetor, pra pak para Krishtlindjeve duke na dhene të gjitha fuqitë për të synuar lar.

Kjo shenjë zjarri i përket të ndryshueshmes, cka i ben te lindurit e saj të gjithanshëm dhe eksplorues. Ajo drejtohet nga planeti Jupiter, prandaj konsiderohen si njerëz me fat që në fund arrijnë të bëjnë gjithçka siç duhet. Stina e Shigjetarit është koha e duhur për të ndryshuar qëndrimin dhe filozofinë tonë të jetës.  Me energjinë e Shigjetarit të gjallë dhe gjithmonë të hapur ndaj përvojave të reja, ne mund të arrijmë gjithçka që duam – nese nuk verbohemi nga spontaniteti i tepruar, (karakteristikë e Shigjetarit).

Shenjat më të prekura

Sshenjat e tjera të zjarrit (Dashi dhe Luani) do të ndihen të sigurt dhe plot energji, falë elementit të përbashkët që i bashkon me Shigjetarin. Të njëjtën ndjenjë pozitive duhet të ndjejnë edhe shenjat e tjera të ndryshueshme (Binjakët, Virgjëresha, Peshqit). 

Peshqit në veçanti mund të presin më shumë ambicie dhe lidhje me brendinë e tyre. Duke pasur të njëjtin sundimtar si Shigjetari, Jupiterin, ata do të ndihen më të sigurt tek vetja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF