“Big Brother Vip 3” pritet të nisë në janar, dhe kureshtja është e madhe për VIP-at që do të bëhen pjesë e programit këtë vit. Publiku pret të shohë nëse ky edicion do të jetë po aq i suksesshëm sa dy të parët.
Dhe këtu, padyshim, një rol të rëndësishëm e luajnë edhe personazhet që do të bëhen pjesë e tij. Së fundi, në emisionin “Shqipëria Live” në “Top Channel” është folur për emrat që përfliten se do të jenë pjesë e këtij edicioni si banorë.
Gazetarët e ftuar janë shprehur se nga Shqipëria përfliten më shumë: Romeo Veshaj, Roza Lati, Olsi Bylyku dhe personazhe nga emisioni “E Diell” ndërsa nga Kosova përfliten: Vesa Smolica dhe Meriton Mjekiqi.
Disa muaj më parë, modelja dhe këngëtarja shqiptare Kleoniki Delijorgji tha se i ishte bërë ftesë për të qenë pjesë “Big Brother VIP”, por ajo nuk ka pranuar. Sipas saj, nuk është e shëndetshme të qëndrosh me njerëz të panjohur në një shtëpi dhe se gjithashtu ka plane të tjera.