Kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën brenda shtëpisë së spektaklit televiziv "BBVK2" Shqipe Hysenaj dhe Linda Halimi. Fillimisht, u duk se ato kishin krijuar një marrëdhënie të mirë me njera-tjetren, por zinxhiri i shpëtimeve bëri që të shpërthejnë, duke mberritur deri dhe ne kercenime.
Gjatë prime-it të kaluar Shqipja nuk zgjodhi te shpëtonte Lindën nga nominimi, por çiftin Iliriana dhe Adri.
Kjo ka acaruar Lindën e cila i ka kërkuar llogari Shqipes për këtë veprim. Sot këngëtarja, teksa po bisedonte me disa banorë në oborrin e shtëpisë, paralajmeroi hakmarrje.
"Unë kam për të të shkatërruar, për një fjalë do të të kapem, të shoh të fortë dhe qëllimi im është per të rrëzuar, do t`ia nxij jetën, normal këtu në kuadrin e lojës", u shpreh ajo.