Për publikun e gjerë, ishte një lajm shokues: Hueyda el Saied, vajza e qeshur dhe e ëmbël e showbizz-it shqiptar, luftonte në heshtje me një sëmundje të rëndë. Ajo nuk donte keqardhjen e askujt, dhe zgjodhi ta mbante dhimbjen e saj për vete, duke tentuar ta kthente në forcë deri në momentet e fundit. Hueyda mbylli sytë përgjithmonë më 23 nëntor të vitit 2021.
Largimi i saj nga jeta trishtoi miqtë, kolegët dhe këdo që e njihte dhe e kishte parë nga ekrani. Por sigurisht, më shumë nga të gjithë, mungesën e saj e ndiejnë partneri, Thierry, dhe i biri, Gabrieli.
Ata kanë zgjedhur ta kujtojnë njeriun më të dashur përmes një videoje të ngrohtë me momentet e saj më të bukura artistike, por edhe familjare.
Nën tingujt emocionues te “Interstellar” nga kompozitori i njohur gjerman Hans Zimmer, ata kanë zgjedhur të risjellin të shtrenjtën e tyre në mëyrën më të vecante dhe prekëse: Hyeda, vazhdon te kërcejë me yjet!
https://www.instagram.com/reel/Cz92MuuN-LV/?utm_source=ig_web_copy_link