Sot, më 24 nëntor, pritet të publikohet dokumentari ‘Unica’ në Netflix. Ilary Blasi do të tregojë të vërtetën e ndarjes nga ish-bashkëshorti Francesco Totti. Një këtë dokumentar, prezantuesja tregon të gjithë të vërtetën e saj, duke përfshirë mbi të gjitha versionin e saj se si përfundoi historia e dashurisë me ish-sulmuesin e Magica.
Në trailer, Blasi shprehet se ende shumë e lënduar nga ndarja me Tottin. Mes lotësh ajo thotë: “Nuk mund ta besoja se njeriu që ishte pranë meje për njëzet vjet, gjysma e jetës sime, kishte bërë diçka të tillë”.
-
Mes lotësh, Ilary Blasi rrëfen të vërtetën e ndarjes nga Totti!
24 Nëntor, 10:57
Natyrisht, traileri mbetet qëllimisht i paqartë, por nuk është e vështirë të imagjinohet se i referohet tradhtisë së pretenduar të Tottit me Noemi Bocchi-n.
Një histori që nis me njohjen e tyre 20 vite më parë, më pas do të rishikojmë të gjithë karrierën e Ilaryt, që nga koha kur ajo ishte ende vajzë derisa mori rolin e drejtueses së programeve të rëndësishme televizive. Më pas, lajmi i keq: “Në fund të janarit (2022) shkoj në darkë dhe në një moment filloj të vërej një burrë tjetër dhe prej andej një fatkeqësi... Kujt t'i besoj: gazetarëve apo burrit tim?".
Në fund gazetarët kishin të drejtë dhe të dy ata së shpejti u ndanë. Por në gjithë këtë, Ilary dëshiron të nënvizojë një gjë, në kundërshtim me thashethemet (meqë ajo ishte vetëm 17 vjeçe kur u takuan, ndërsa Totti ishte "Totti"): "Unë u martova me Francesco Tottin për dashuri, jo për para dhe këtë e kam treguar gjithmonë”.