Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Lajmin e bukur ata e dhanë dy ditë më parë me anë të këngës që Luizi i ka dedikuar vajzës së tyre, të titulluar “Fryma ime”.
Së fundmi vetë Kiara ka publikuar fotografi të realizuar nga festa e bukur që ata kanë organizuar për zbulimin e gjinisë së bebit. Foto shumë të bukur, ku vihet re lumtura dhe gëzimi i madh i Luizit dhe Kiarës për këtë bekim në jetën e tyre.
“Mam vajze! Disa nga momentet më të bukura nga dita jonë e veçantë”, ka shkruar Kiara në postimin e saj.
View this post on Instagram
Prej disa kohësh në media po flitej që Luizi dhe Kiara do të bëhen prindër. Madje edhe vetë Luizi kishte hedhur dyshime vazhdimisht duke bërë postime për ardhjen në jetë të një fëmije.
“Kështu do e shoqëroj vajzën në mbrëmjen e maturës”, apo teksa shihej shihej pranë një gruaje me barkun paksa të rrumbullakosur dhe krah saj shkruante, “Rrahjet më të bukura në botë”.
Një tjetër postim ishte ai krah Kiarës, duke mbajtur një beb në duar dhe krah saj shkroi se po bën prova për Story-n që do të publikojë pas ca kohësh. “Sa shpejt kalojnë vitet. Më duket sikur kaluan vetëm 4 muaj nga ‘Big Brother’ dhe ja ku jemi sot. Po bëj prova për story-n që do të bëjmë pas ca kohësh”, shkroi ai asokohe.



















