Në familjen e Marinës dhe Getoarit sot ka festë, pasi vajza e tyre feston ditëlindjen e dytë. Në këtë ditë të shënuar, Getoari ka zgjedhur t’i dedikojë një këngë të voglës së tij, ku shpreh dashurinë e madhe që ka për të dhe zbulon se si jeta e tij ndryshoi pas ardhjes së saj në jetë.
Tejet prekës është momenti kur Getoar thotë se Marget erdhi në jetë pas një furtune, (kujtojmë që pak kohë më parë reperi rrëfeu se ka luftuar me një sëmundje të rëndë).
Marina dhe Geti i kanë dedikuar fjalë zemre të bijës edhe në rrjetet sociale, “Këngë e shpirtit… MARGET #outnow Gëzuar ditëlindjen jeta babës!”, ka shkruar Getoari teksa ka ndarë këngën që ka bërë për të.
View this post on Instagram
“Unë fale teje kam gjetur kuptimin e jetës! Ti je bekimi jetës sime???????? Happy birthday Marget, beba ime”, ka shkuar Marina në postimin e saj disa ka ndarë disa foto shumë të bukura me të bijën në krah.
View this post on Instagram
Më pas Marina ka ndarë edhe këngën e Getoarit dhe krah saj ka shkruar, “Këngë që më përlot sa herë e dëgjoj???? MARGET”.



















