Sara Hoxha është përfolur ndoshta më shumë se kurrë më parë këtë periudhë në mediat rozë, dhe shkak për këtë është ndarja e shumëpërfolur e saj me Ledri Vulën por e papranuar publikisht nga të dy ata vetë.
Ishte menaxheri i artistit, Faton Shoshi i cili tha për “Prive” se Ledi dhe Sarë i kanë dhënë fund lidhjes së tyre duke treguar që vajza e tyre Poem Blu tashmë është e vetmja gjë që i lidh ata, ndonëse më vonë u aludua se të gjithë këtë “dramë” çifti po e bënte për vëmendje.
Pas këtyre lajmeve së bashku me të bijën, Sara udhëtoi drejt Gjermanisë ku jetojnë edhe prindërit e saj duke u angazhuar në projekte të ndryshme. Mesa duket ajo që e ndien më së shumti mungesën e Poem Blu është nëna e Ledrit, Xheraldina, e cila përmes një postimi në Instagram ka treguar se shpesh herë flet në “videocall” me Poin. Krahas fotove të publikuara në InstaStory, ajo shkroi dhe disa mesazhe që u panë si “thumba” ndaj influenceres që e ka larguar atë nga mbesa e saj.
Për të këtë dhe të tjerat, Sara vetë reagoi me një pyetje: “A nuk u lodhët”, shkroi ajo në rrjetet sociale, duke treguar bezdinë nga ky shënjestrim i privatësisë së saj.



















