KreuCelebrity

Arrestohet aktorja e njohur Tiffany Haddish!

Arrestohet aktorja e njohur Tiffany Haddish!

Aktorja e njohur Tiffany Haddish është arrestuar pasi është kapur në makinë nën efektin e alkoolit. Autoritetet morën një telefonatë në orën 5:45 të mëngjesit për një person kishte ndaluar dhe po flinte në mes të Beverly Drive.

Arrestohet aktorja e njohur Tiffany Haddish!

Aktorja u arrestua në vendngjarje dhe u pa me pranga. Kjo nuk është hera e parë që Haddish ka probleme me ligjin. Në janar 2022, ajo u arrestua në Gjeorgji me dyshimin se po drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit.

Policia u lajmërua për një shofere që ishte në rrugë dhe po flinte në atë moment. Autoritetet besonin se ajo kishte pirë para se të ngiste makinën dhe u dërgua në burg. Tiffany u lirua më vonë po atë ditë me një garanci prej 1666 dollarësh.

Kujtojmë se Tiffany Haddish është shprehur se ka humbur gjithçka si rezultat i akuzave tashmë të hedhura poshtë për abuzim seksual ndaj 2 fëmijëve, të bëra kundër saj dhe kolegut Aries Spears. 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF